Pasdite priten reshje të mëdha në Maqedoni
Moti sot do të jetë me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa male reshjet do të jenë të borës. Reshje me intensitet më të madh do të ketë pasdite në pjesët perëndimore dhe veriore, ku lokalish do të bien mbi 20 litra në metër katror, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Do të fryejë erë mesatare jugore dhe juglindore. Temperatura maksimale do të arrij prej 9 deri 15 gradë.

Në Shkup mot kryesisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut, posaçërisht pasdite dhe në orët e mbrëmjes. Do të fryejë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura maksimale do të arrij deri 12 gradë.

Nesër moti do të jetë kryesisht i thatë me erë mesatare deri në të përforcuar perëndimore. Të mërkurën reshje do të ketë në pjesët perëndimore. Ftohje më të madhe e motit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike paralajmërojnë nga dita e enjte, për shkak se reshjet e shiut pritet të shndërrohen në borë.


Shtuar më 19/03/2018, ora 12:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori