Pasaportat, rreth 300 kërkesa urgjente në ditë (VIDEO)
Komisioni i MPB-së që vendos për dhënien e pasaportave me urgjencë, që nga themelimi prej 10 ditësh ka shqyrtuar rreth 3 mijë kërkesa.

Sipas burimeve të administratës policore ky komision në bazë ditore miraton mbi 60% të kërkesave nga i gjithë vendi. Shumica e kërkesave të aprovuara për marrjen e pasaportave me prioritet janë për arsye mjekësore. Në numër më të ulët të këtyre kërkesave vijnë nga sektori biznesit, të cilët i kanë të domosdoshme udhëtimet zyrtare jashtë shtetit.


Volumi i kërkesave që refuzohen nga mos përmbushja e kritereve në të shumtën e rasteve janë nga qytetarët që duan të udhëtojnë për vizita familjare. Në aspektin teknik, shablloni i makinerisë shtyp nga 40 ekzemplarë njëherësh me procedurë të rregullt, gjë që vështirëson përzgjedhjen e kërkesave me prioritet, që janë bërë para se të formohet ky komision”-thonë nga Komisioni për shqyrtimin e kërkesavepasaportave.

Shtetasit bëjnë kërkesa fillimisht nëpër qytetet e tyre, kurse vendos Komisioni në Repartin e administratës policore në Shkup. Në këtë procedurë nuk ka mundësi për ankesa, thonë nga MPB-ja. Aktualisht, kanë mbetur edhe rreth 2 mijë ekzemplarë rezervë. Në listën e pritjes janë mbi 20 mijë qytetarë.

Komisioni përkatës, që është i formuar nga Ministri vendos për kërkesat me urgjencë. Para së gjithash prioritet kanë ata qytetarë që iu duhet pasaporta për trajtime mjekësore jashtë shtetit dhe nevoja të ngjashme”-tha Toni Angellovski, zëdhënës i MPB-së.

Këto urgjenca vijnë pas krizës së krijuar me mungesën e ekzemplarëve të dokumenteve të udhëtimit në vend. Që nga ndërprerja e caktimit të terminëve, Ministri brendshëm teknik Naqe Çulev formoi një Komision të posaçëm të përbërë nga mjek, juristë, ekonomistë dhe inspektor. Ai tha se gjatë javës që vjen pritet të arrijë dërgesa e parë nga Gjermania, për të zbutur sado pak krizën.

/Alsat/
Shtuar më 01/03/2020, ora 16:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori