Pas Xhaferit, vjen dëshmia e Kiracovskit: Sulmuesit kishin si qëllim vrasjen e Zaevit dhe Selës
Pas kryeparlamentarit Talat Xhaferi, deputetit Damjan Mançevski, dëshminë e tij në seancën për tentimvrasjen e Ziadin Selës e dha edhe deputeti Alekansadar Kiracovski, për natën e 27 prillit të dhunshëm të vitit të kaluar, në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë.

“Ato kishin qëllim që të vrisnin dikë dhe për këtë nuk kam dilemë”, tha Kiracovski i cili shtoi se i kanë shpëtuar sigurimi i Oliver Spasovskit de Zoran Zaevit si dhe Zoti.

“Grupi që hyri bënin litar nga kabllot e mikrofonave duke tentuar që ta gjuajnë ndonjërin nga deputetët”.Sipas Kiracovskit në shënjestër ishin Zoran Zaevi dhe Ziadin Sela.

Kiracovski shtoi se sulmet ishin të njëpasnjëshme, me grushte, shqelma, si edhe me mjete të ndryshme që ishin në sallë. /albeu.com/

Shtuar më 10/04/2018, ora 16:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori