Pas takimit me Ahmetin, Mickoski takon Zaevin
Kryeministri Zoran Zaev sot do të takohet me kreun e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.

Takimi do të zhvillohet në ambientet e Qeverisë, ndërsa pritet që në fokus të jenë zhvillimet aktuale në Maqedoni e sidomos negociatat me Greqinë për çështjen e pazgjidhur të emrit.

Një ditë më pare kreu i VMRO-së takoi liderin e BDI-së Ali Ahmeti për të diskutuar për reformat e domosdoshme për integrimin euroatlantik të vendit.

Ahmeti pas takimit u shpreh se kishte marrë garanci nga Mickoski për reformat, por lideri I opozitës maqedonase u shpreh qartë se një proces i tillë do të mbështetet vetëm pas lirimit të deputetëve të partisë së tij që ndodhen në paraburgim për përfshirje në ngjarjet e dhunshme në Kuvend natën e 27 prillit të vitit të kaluar.
Shtuar më 04/03/2018, ora 16:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori