Pas shkarkimit nga gjykata, Rexhepi mban mbledhje të jashtëzakonshme
Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame ka filluar mbledhjen e jashtëzakonshme në Fakultetin e Shkencave Islame në Kondovë. Mbledhjen e jashtëzakonshme e njoftoi anëtari i Bashkësisë Fetare Islame, Muhamerr Veseli, ndërsa me të po udhëheq Suljeman Rexhepi, kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Veseli para mediave theksoi se mulla Rexhepi është ende kryetari i BFI-së, sepse sipas tij atë nuk mund ta shkarkojë një gjykatë por vetëm Bashkësia Fetare Islame.

“Mulla Reis Sulejman Rexhepi nuk është i shkarkuar, nuk është i revokuar, ai është ende kryetari i BFI-së, nuk është kompetenca e një gjykate ta shkarkojë atë, as e një gjykatë në Maqedoninë e Veriut të vendosë për shkarkimin e ti, e drejta themelore i takon vetëm Bashkësisë Fetare”, tha Veseli.

Skender Buzaku, personi që pretendon se ka ardhur në vend të Sulejman Rexhpeit posedon një vendim të Gjykatës Themelore Shkupi – 2 dhe thotë është zgjedhur reis i ri i BFI-së. Ai tha se që sot e tutje ai do të qëndroj në krye të Bashkësisë Fetare Islame. Sipas tij gjithçka ka kaluar në mënyrë demokratike dhe të qetë.
Shtuar më 23/04/2019, ora 20:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori