Pas SHBA-ve, edhe BE mbështet sovranitetin dhe tërësinë e Maqedonisë
"Bashkimi Evropian në tërësi e respekton sovranitetin e Republikës së Maqedonisë, përfshirë edhe respektimin e kufijve të shtetit të Maqedonisë", ka thënë sot në emër të Brukselit zyrtar zëdhënësja e Komisionit evropian, Maja Kocijançiç.

Ky reagim ka ardhur menjëherë pas deklaratës së republikanit Dana Rohrabacher, i cili tha se Maqedonia nuk duhet të jetë shtet dhe se territori i saj duhet të ndahet meso Kosovës dhe Serbisë.

Lidhur me këtë deklaratë, Shkupi zyrtar kërkoi një shpjegim nga ana e SHBA-ve për qëndrimin e saj lidhur me Maqedoninë.

Sot, korrespondenti i MIA-s nga Brukseli ka bërë të ditur se Eurokomisioni ka qëndrim që të mos reagojë ndaj komenteve të huaja, por zëdhënësja Kocijançiç e transmetoi qëndrimin zyrtar të BE-së për mbështetje të shtetit të Maqedonisë në kufijtë e vet për shkak të shqetësimit në shoqërinë e Maqedonisë.

"Kur bëhet fjalë për IRJ të Maqedonisë, ky është vend-kandidat dhe ne tërësisht e respektojmë të njejtin. Ne merremi me vendin dhe e mbështesim me respektim të plotë të tërë asaj që nënkuptohet, përfhsirë sovranitetin e saj, por edhe me respektim të kufijve të saj.

Ne, në të vërtetë vazhdimisht angazhohemi se nuk ka ndryshime kur bëhet fjalë për kufijt dhe punojmë me vendet kandidate me plot seriozitet, mbështetje dhe vendosshmëri në mbështetje të rrugës së tyre drejt Bashkimit Evropian", ka thënë Kocijançiç.

"Ai është rajon që ka perspektivë evropiane dhe i cili është pjesë e politikës sonë për zgjerim gjithashtu.

Ne bëjmë shumë gjëra me qëllim që ta mbështesim rajonin lidhur me aspektin politik dhe ekonomik, por edhe për zhvillim të mëtejmë, ndërkaq me qëllim që vendet të afrohen më afër Bashkimit Evropian.

Në parim, kjë është e bazuar në bashkëpunimin tonë rajonal, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe pajtim. Në atë pikëpamje, ne bëjmë shumë punë, kështu që mes tjerash ndërmjetësojmë edhe në dialogun ndërmjet beogradit dhe Prishtinës", ka shtuar zëdhënësja e Komisionit evropian. /albeu.com/
Shtuar më 09/02/2017, ora 16:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori