Pas riformatimit të Qeverisë me ministrat e rinj, vijon faza e ndryshimit të drejtorëve
Pas përfundimit të riformatimit të Qeverisë me ministrat e rinj, vijon faza e dytë, shkarkim dhe emërim i drejtorëve të rinj, përsërisin nga Qeveria. Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha tha se i gjithë ky proces pritet të përfundojë deri në fund të këtij muaji.

“Siç e dini sot, propozimi për ministrat e rinj është në rend të diës në kuvend, pas përfundimit të rikonstruimit të Qeverisë me ministrat e rinj, vijon edhe faza e dytë, shkarkim dhe emërim i drejtorëve të rinj siç kemi paralajmëruar tashmë disa herë. Presim që gjithë ky proces të përfundojë në fund të këtij muaji”, tha Muhamed Hoxha, zëdhënës i Qeverisë.

I pyetur nëse në seancën e fundit është biseduar për pakënaqësitë mes partnerëve të koalicionit, Hoxha tha se ato janë çështje të cilat diskutohen mes partive politike që e formojnë shumicën parlamentare dhe për një gjë të tillë duhet drejtuar tek ata.

“Pakënaqësitë të cilat ekzistojnë brenda partnerëve të koalicionit janë çështje të cilat partitë politike që formojnë shumicën parlamentare, diskutojnë mes vete dhe kjo çështje është çështje mes dialogut që kryeministri dhe partitë politike zhvillojnë në kuadër të shumicës qeveritare dhe përgjigjen me siguri do ta japin më së miri edhe partitë të cilat janë pjesë e shumicës” ,tha Muhamed Hoxha, zëdhënës i Qeverisë.

Hoxha në konferencë për media foli për vendimet që janë marrë në seancën e djeshme të Qeverisë, të 141-tën me radhë, shkruan Shenja.
Shtuar më 26/06/2019, ora 16:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori