DETAJE/ Si i shpëtoi atentatit me snajper, shënjestra sapo doli nga G-Class, plumbat përshkuan një mjet të parkuar

Ditën e djeshme në mesditë, në Durrës, afër zonës së quajtur Rrot e Kuqe, është qëlluar me snajper nga brenda një furgoni në drejtim të një personi që sapo kishte dalë nga mjeti i tij tip G-Class.

Fatmirësisht, shënjestra ka shpëtuar, ndërsa plumbi ka përshkuar një tjetër automjet me targa të huaja që ishte i parkuar aty pranë.

Policia ende nuk ka dhënë detaje në lidhje me këtë ngjarje, por burime bëjnë me dije se atentati është bërë ndaj një personi me iniciale A. N., dhe në vendngjarje kanë qenë rreth 100 forca policie./albeu.com

Vijon…


Shtuar 13.09.2022 10:49