Pas marrëveshjes me Serbinë, Kosova do të quhet Shqipëria e Veriut
Pëlqej
Koment nga Ervin Shkulaku

Mos u habisni tani që kanë filluar të dalin teoritë se çfarë përmban marrëveshja Kosovë-Serbi pasi kazani u mbush me ujë dhe nuk mban më.

Njeriu që po udhëheq dialogun dhe flet me presidentitn serb Aleksandër Vuçiç me dyer të mbyllura saqë edhe Ramush Haradinaj mund të qëndrojë vetëm prapa derës, Hashim Thaçi, ishte i ftuar në Paris me rastin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Normal nuk është ndonjë moment historik pasi aty ishin të ftuar pothuajse të gjithë presidentët e liderët botërorë, edhe ai i Shqipërisë Ilir Meta ishte psh. Por kjo pjesmarrje ishte e rëndësishme pasi siç e prismim Thaçi takoi liderët botërorë që janë Presidenti Amerikan Donald Trump, Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, Presidenti i Francës Emanuel Macron dhe supriza ai i Rusisë Vladimir Putin.

Tani, Thaçi u takua me këta dhe në publik u shpreh se folën për dialogun, për një marrëveshje ndërkombëtare me Serbinë dhe liderët botërorë e mbështesin këtë dialog. Por, fundja këtë e dimë pse nuk është se dialogu do të fillojë për herë të parë. Të gjithë e dimë pasi vazhdimisht këta liderë e kanë përsëritur se mbështesin dialogun me Serbinë. Prandaj nuk e kanë takuar Thaçin vetëm për t'i thënë se dialogun e mbështesin dhe Thaçi nuk ka kërkuar t'i takojë për tu thënë se dialogu është i mirë dhe na shikoni se po dialogojmë. Këtë e dimë por nuk e besojmë se ka vetëm kaq.

Ka ardhur koha që Thaçi të tregojë të gjithën se çfarë u tha liderëve botërorë për marrëveshjen ndërkombëtare, pra detajet e saj. Nëse u takua me ta, me patjetër tashmë ka detaje nga marrëveshja dhe ka ardhur koha të bëhen publike pasi kazani nuk mban më ujë dhe ka filluar të derdhet.

Madje tashmë kanë filluar edhe teoritë për këtë marrëveshje. E një të tillë e ka shpalosur edhe një biznesmen, militant i PDK-së e nje person i njohur në Kosovë. Ai thotë se marrëveshja u nënshkrua në Paris dhe Kosova pas marrëveshjes me Serbinë do të quhet Shqipëria e Veriut. Normal nuk mbështetet në asgjë dhe fare mirë mund të quhet si konspiracion fantastik. Por arsyeja që i dhashë rëndësi këtij konspiracioni ështe se pikërisht ky njeri ka qenë personi që kur Isa Mustafa ishte kryeministër, tha se do të rrëzohet dhe Ramush Haradinaj do të bëhet kryeministër. E në atë kohë ishte konspiracion se si mund të bëhej Haradinaj kryeministër me një parti të vogël por çudia ndodhi dhe Kadri Veseli e bëri Ramushin kryeministër.

Prandaj që të shmangen këto teori Hashim Thaçi duhet të japë detaje nga marrëveshja me Serbinë pasi i vetëm nuk duhet ta marrë atë përgjegjësi. Ndërkaq të mos harrojë se me patjetër në marrëveshjen përfundimtare Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës. Këto OKB,INTERPOL janë thjesht organizata e sot janë dhe nesër jo. Thaçi nëse nuk siguron njohjen e Serbisë dhe nënshkruan, do t'i bëjë një dëm të madh populli shqiptar pas nuk e dimë si do të jemi pas 100 viteve.

Tashmë atë e presin dy rrugë, hero ose tradhëtar./albeu.com/
Shtuar më 14/11/2018, ora 12:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori