VMRO-DPMNE ka konfirmuar se janë
përjashtuar 16 delegatë nga
Kongresi për arsye të ndryshme.
“Një person është
përjashtuar sepse ka ndërruar jetë. Të tjerët për shkak se janë të punësuar apo funksionarë në MPJ, MPB apo
trupa rregullatorë ku me ligj ndalohet të anëtarësohen në
trupa partiak.
Kongresi bashkë me delegatët është trupi më i lartë partiak. Për gjitha këto shkarkime është folur me të gjithë veç e veç dhe ka pajtueshmëri prej tyre, ndërsa për një pjesë të madhe edhe dorëheqje me shkrim”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
Shtuar më 11/12/2017,
ora 11:31