Pas Koronavirusit, zbulohet sëmundja "njukastel" në një fermë në Shkup
Në një fermë të shpendëve në komunën Gazi Babë është zbuluar sëmundja “njukastel”. Agjencia për Ushqim dhe Veterinari sot kumtoi se sëmundja nuk është zoonozë, përkatësisht nuk bartet dhe nuk është e rrezikshme për njerëzit.

Virusi është konfirmuar dje në laboratori nga ana e Fakultetit për Mjekësi veterinare.

Është sjellur vendim me të cilin obligohet pronari ta shkatërrojë fermën dhe ta tërheqë dhe shkatërrojë tërë sasinë e mishit të distribuuar. Është urdhëruar edhe mënjanimi ose zbatimi i trajtimit adekuat të çdo substance ose mbeturine, ushqim për kafshë, mbeturina të fermës, të cilat mund të kontaminohen.

Kontroll dhe monitorim nga ana e veterinarëve zyrtar do të zbatohet edhe në zonën nën kontroll që i përfshin vendet e populluara Petrovec, Ilinden dhe Kisella Vodë, si dhe komunat Zelenikovë dhe Studeniçan, të cilat me këtë vendim janë definuar si zona nën kufizim.
Shtuar më 09/04/2020, ora 18:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori