Pas disa ditësh protesta, hapet qarkullimi në Evzoni
Pas disa ditësh protesta në kufirin me Maqedoninë, të bujqëve grekë, më në fund, vendkalimi kufitar Evzoni është i kalueshëm.

Në vendkalimet kufitare, përveç në vendkalimin Bogorodicë-Evzoni, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia.

Kujtojmë se lidhur me bllokimin e vendkalimit kufitar, reagoi edhe ministria e Jashtme, e cila i bëri thirrje autoriteteve greke që protesta të mos pengojë qarkullimin e automjeve. /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2017, ora 13:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori