Familjarët e Almirit dënojnë vendimin e gjykatës për vrasësin Boban Iliç
Familjarët e Almir Aliut kanë paralajmëruar padi ndaj prokurores dhe gjykatëses së rastit, për shkak se janë të pakënaqur nga vendimi i shkallës së parë.

“U dënuan vetëm 6 vite burg, këta familjarët tanë, Avdullai dhe Samiu u dënuan me nga 9 muaj, kurse Sedati me gjashtë muaj. Shifet qartë se është padrejtësi nga prokurorja Suzana Kosigevska dhe gjykatësja Maja Denkovska. Pas kësaj ne do të lëshojmë padi kundër prokurores Kosigevska dhe kundër gjykatëse Denkovska”, ka deklaruar për gazetarët një familjar i Almir Aliut.

DAvokati i familjes së Almir Aliut, Asmir Alispahiq është shprehur i dëshpëruar nga dënimi prej vetëm 6 viteve për Boban Iliqin, vrasësin e Almirit katërvjeçar nga Kumanova. Ai paralajmëroi se ky vendim i gjykatës do të apelohet para Gjykatës së Apelit në Shkup.

Boban Iliq “Kjo tregon atë që e themi prej fillimit, se ai nuk ndien as përgjegjësi morale e as etike për atë që e ka bërë dhe nuk e di se kush ka qëllim që ta mbrojë këtë vrasës monstër”, theksoi Alispahiq.

Sipas tij gjykata nuk i mori parasysh rrethanat se bëhet fjalë për rast me viktimë fëmijë i pafajshëm.
“Madje gjykatësja guxoi të dënojë edhe babain, xhaxhin dhe kushëririn e Almirit. Ky është edhe një rast i montuar në vargun e rasteve të montuara, fillimisht nga Prokuroria në Kumanovë, e sot edhe në Gjykatën e Kumanovës.
Si jurist do të vazhdoj të luftoj edhe më tej të dëshmoj se kjo që po e them është e vërtetë”, theksoi Alispahiq.

Alispahiq tha se vërehet qartë se gjykatat në Maqedoni shqiptojnë dënime tendencioze kur bëhet fjalë për viktima shqiptare. /albeu.com/
Shtuar më 05/04/2018, ora 16:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori