Pas dënimit reagon vëllai i Belës: Nuk ka drejtësi për shqiptarët
Vëllai i Besir Belës, Besar Bela u shpreh se vendimi ndaj vëllait të tij nuk është i drejtë, është vendim i njëanshëm dhe në bazë politike. Sipas tij familja nuk do ta pranoj këtë vendim por do ta ankimoj në Gjykatën e Apelit.

“Ne e pamë se çka ndodhi me rastin e Almir Aliut, e pam dhe çka ndodhi me këtë rast. Nuk ka drejtësi për shqiptarët”, tha Bela.

Trupi gjykues e ka dënuar me nga 19 vite burg Besir Belën dhe Skender Demirin. Vendimi e shpalli gjykatësja Daniella Aleksovska – Stojanovska, ndërsa i bëri fajtor për vepër penale “vrasje në mënyrë mizore” të tifozit të Vardarit, Nikolla Sazdovski.
Shtuar më 23/04/2019, ora 17:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori