Njeriu më i pasur në botë Jeff Bezos paditet nga vëllai i të dashurës

Jeff Bezos, njeriu më i pasur në botë është paditur nga vëllai i Lauren Sanchez, së dashurës së tij.

Michael Sanchez, e ka paditur atë, duke thënë se Bezos ka shpifur për të kur tha se Michael ka zbuluar fotografi private të Jeff.

Javën e kaluar u tha se kishte prova që Michael ishte burimi i të dhënave dhe mori 200 mijë dollarë në këmbim të shërbimeve të tij.

Wall Street Journal raporton se prokurorët kanë prova që tregojnë se Lauren Sanchez i dërgoi tekstet intime të Bezos vëllait të saj, i cili më pas i shiti në National Enquirer.

Michael thotë se si rezultat i deklaratave të Bezos, ai pësoi dëm të konsiderueshëm.


Shtuar 2.02.2020 10:12