Pas Bilent Salijit, pritet të japë dorëheqjen një tjetër ministër
Pas së ministrit të Drejtësisë Bilen Saliji pritet të japë dorëheqje edhe një ministër tjetër i BDI-së.

Burime qeveritare kanë thënë se së shpejti pritet dorëheqje e ministrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Dorëheqjen e tij e kërkojnë përfaqësues të BDI-së, për shkak të pakënaqësisë nga rezultatet e treguara. Pas zgjedhje si ministër ai nuk ka treguar ndonjë peshë në qeveri, por edhe nuk ka iniciuar ndonjë projekt të rëndësishëm për shqiptarët, shkruan Lajmpress.

Nga ana tjetër ka ndërprerë kontaktet me strukturat e bazës, të cilëve madje nuk ua hap më as telefonin, duke shkaktuar revoltë te ata. Edhe pse në qeveri dhe në BDI nuk komentojnë zyrtarisht këto informacione, burime qeveritare kanë thënë se dilema e vetme mbetet nëse Bekteshi do të presë rikonstruimin e qeverisë, ose do të shkarkohet më herët nga posti ministror. /albeu.com/


Shtuar më 21/03/2018, ora 12:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori