Sulm në Norvergji, autori i armatosur rrëmben auto ambulancën dhe shtyp këmbësorët
Pas Bajramit me shqiptarë Zaevi shkon te ambasadorja serbe
Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev sot ka pasur takim me ambasadoren e Serbisë në Maqedoni, Dushanka Tomiq në të cilin është vlerësuar se ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë ka fqinjësi të sinqertë dhe baza reale për thellim të raporteve të të dyja vendeve.

“Qeveria e Maqedonisë është e përcaktuar të zhvillojë raporte të mira ndërfqinjësore dhe në sajë të rolit proaktiv të bashkëpunimit rajonale të kontribuojë në përafrimin e shteteve të ballkanike në procesin euro-atlantik”, tha Zaev.

Ambasadorja serbe, Tomiq duke përcjellë atmosferë konstruktive dhe pozitive ka shprehur gatishmërinë e Serbisë për bashkëpunim të mëtutjeshëm me Maqedoninë.

Përcjell një atmosferë konstruktive dhe pozitive nga Serbia për bashkëpunim të mëtutjeshëm. Gjithashtu përcjell faleminderimet për përkrahjen e Qeverisë së Maqedonisë, që selia e Shoqërisë Transparente të jetë në Beograd”, tha Tomiq.

Në takim është marrë vesh të bëhet rekapitullim i marrëveshjeve të nënshkruara kurse ata të parriturat të përpilohen, miratohen dhe zbatohen sa më shpejtë që është e mundur./portalb
Shtuar më 01/09/2017, ora 14:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori