“Je kokrra e legenit”, plas mes Flamur Nokës dhe Alibeajt në Kuvend: Ta tregoj unë pastaj (VIDEO)

Ka nisur me debate seanca parlamentare pasi deputeti i PD-së Flamur Noka ka kërkuar përgjigje për nxjerrjen e tij nga grupi parlamentar i kësaj force politike.

Ai paralajmëroi padi në Gjykatën Kushtetuese për kryeparlamentaren. Pas tij ka folur kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, e cila tha se është vendimmarrje e grupit parlamentar.

Debati:

Noka: Pse më keni nxjerrë nga grupi parlamentar i PD. Më ktheni përgjigje, ndryshe nesër dorëzoj padinë.

Nikolla: Çështje e funksionimit të grupit parlamentar sipas rregullores. Lidhet me vendimmarrjen e grupit parlamentar.

Më pas ka pasur debate dhe kundërshti nga deputetët e PD dhe akuza ndaj Alibeajt, i cili e ka quajtur Nokën ‘legen’.

“Je kokrra e legenit”, u dëgjua Alibeaj.


Shtuar 21.12.2022 16:15