Pas 37 vitesh lind foshnja e parë në Belovodicë
Angjela, shqiptarja nga veriu i Shqipërisë, e martuar në fshatin Belovodicë të Prilepit, ka rigjallëruar këtë fshat me të moshuar e burra të pamartuar.
Ditëve të fundit, në fshatin që gjendet 20 kilometra nga Shkupi, u lind pas 37 viteve foshnja e parë.

Prindërit janë Mitre, 53 vjeç, dhe bashkëshortja e tij Angjela, të cilët janë takuar përmes agjencive dhe rrjeteve që realizojnë martesat e vajzave dhe grave shqiptare në Maqedoni.

Fshati që numëron 20 banorë, është i gëzuar. Mediat maqedonase shkruajnë se po ringjallet fshati që shkonte drejt shuarjes.

Një numër i madh i shqiptareve janë të martuara nëpër vendbanimet maqedonase. Shumica e këtyre martesave bëhet me para, pasi që burrat maqedonas janë kryesisht të moshuar e të pamartuar.
Shtuar më 09/11/2011, ora 13:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori