Këto janë tre objektet më të ndotura në kuzhinë

Sipas hulumtimeve, shumica e helmimeve nga ushqimi fillon në kuzhinën tonë?

Ka vende dhe objekte të ndryshme që, pa e ditur, janë vatra mikrobesh dhe janë edhe më të pista se sendet e tualetit.

Shikoni tre prej tyre më poshtë…

1. Lavaman

Koliformet u gjetën në 44% të kuzhinave, ndërsa e afërta e tyre Escherichia coli në 15% – kryesisht në mostrat që studiuesit mblodhën brenda ose rreth lavamanit të kuzhinës. Siç shpjegojnë ekspertët, sipërfaqet e lagura të kuzhinës janë gjithashtu më të rrezikshmet, pasi lagështia është një faktor që lehtëson rritjen dhe përhapjen e mikrobeve.

2. Dërrasa prerëse

Dërrasat prerëse vijnë në kontakt me shumë ushqime të ndryshme, kështu që është e rëndësishme t’i lani ato shpesh dhe siç duhet – në mënyrë ideale pas kontaktit me çdo ushqim të ndryshëm, por veçanërisht pas prerjes së perimeve të palara ose mishit të papërpunuar. Rreth një në katër (23%) e dërrasave prerëse që studiuesit ekzaminuan ishin të ndotura, ndërsa shumë të tjera (76%) ishin tepër të konsumuara, me gërvishtje të thella dhe të çara në sipërfaqen e tyre, vende ku bakteret mund të fshihen lehtësisht.

3. Peshqir & sfungjer

Në një studim, rreth 45% e shtëpive kishin të paktën një patogjen ushqimor dhe, krahasuar me zonat e tjera të kuzhinës, sfungjerët e enëve mbanin ngarkesën më të lartë mikrobike – 64% e atyre të studiuara ishin të kontaminuara me baktere. “Sfungjerët janë një rezervuar bakteresh”, thotë një ekspert. “Por më e keqja është se nëse mbi sfungjerët apo peshqirët e kuzhinës ka baktere stafilokoku apo baktere koliforme, ka mundësi që ato të jenë të pranishme edhe në pjesë të tjera të kuzhinës. Nëse sfungjerët dhe peshqirët i përdorim për të pastruar banakun apo vende të tjera, atëherë bakteret do të përhapen”, shton profesori. /albeu.com


Shtuar 12.02.2023 23:26

Tags: