Arnold u dëmtua, ky është futbollisti që e zëvendëson

Ben White do të ftohet në listën e Anglisë për “Euro 2020”, në vendin e të lënduarit Trent Alexander-Arnold.

Sipas ‘TheAthletic’, trajneri i Anglisë, Southgate, ka vendosur që Ben White të ftohet në vendin e Alexander-Arnold.

Arnold u lëndua gjatë përgatitjeve në ndeshjen miqësore kundër Austrisë, dhe u detyrua të largohet nga grumbullimi.

Vendin e Arnold, do ta zë White duke kompletuar kështu listën prej 26 futbollistëve të Anglisë për “Euro 2020”.


Shtuar 7.06.2021 09:16