Të fiksuara pas William Levyt? Aktori sapo i shkruajti Delinda Dishës (FOTO LAJM)

Aktorja e njohur e humorit, Delinda Disha ka publikuar disa orë më parë një foto në llogarinë e saj në ‘Instagram’, një film në të cilin ka luajtur aktori i njohur, William Levy së bashku me partneren e tij, Elizabeth Gutierrez.

Disha e ka etiketuar dyshen në këtë postim, në të cilin duket se Levy ka zgjedhur t’i kthejë përgjigje.

“Saludos”, ka shkruar William në “Instagram-in” e Delindës, duke e përshëndetur për postimin e saj në “Instastory”.

Delinda e ka ndarë menjëherë këtë moment në llogarinë e saj në rrjetet sociale, duke mos i fshehur emocionet e përgjigjes së aktorit të njohur kubanez, William Levy.


Shtuar 16.03.2020 09:25