Partitë maqedonase kërkojnë votën e shqiptarëve
Partitë maqedonase kanë filluar “fushatën” për të tërhequr edhe vota shqiptare.
Partitë maqedonase opozitare janë ato që po tentojnë që të tërheqin vota shqiptare, ndërsa zonat e aktiviteteve janë komuna e Studeniçanit, Sarajit dhe disa vendbanime të saj, vendbanimet shqiptare të Velesit, Manastirit, Krushevës, Ohrit, Strugës dhe në periferi të Shkupit.

Aktivistë dhe krerë lokal të LSDM-së kanë shtuar ditëve të fundit aktivitetet në zonën e Karshiakës dhe Sarajit.

Një përfaqësues lokal i kësaj partie deklaroi për agjencinë e lajmeve INA se në këto zgjedhje synojnë që të tërheqin votat edhe nga shqiptarët.

“Pse jo, natyrisht që bisedojmë me disa banorë nëpër fshatrat e Karshiakës. Ka gatishmëri dhe se është interesant se asnjë parti shqiptare nuk kritikon Nikolla Gruevski”, theksoi përfaqësuesi lokal i LSDM-së. /albeu.com/
Shtuar më 13/05/2011, ora 10:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori