Partitë jashtëparlamentare bëhen gati për në qeverinë e Zaevit
Pas formimit të qeverisë me partitë parlamentare shqiptare, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev do të fillojë bisedimet edhe me partitë jashtëparlamentare me qëllimin që edhe ato të përfshihen në pushtetin ekzekutiv.

Zaev është duke mbajtur kontakte të vazhdueshme me Lupco Gjeorgjievskin, Lube Boshkovskin, Stojance Angelovin, dhe me liderë tjerë opozitarë, njofton INA.

Këto subjekte politike thonë se do të negociojnë që të përfshihen në eshalonet më të ulëta të pushtetit.

Këto bisedime gjithashtu kanë të bëjnë me zgjedhjet lokale, në të cilat mund të krijohet një koalicion i gjerë i partive maqedonase, të cilin do ta drejtojë lideri i LSDM-së. /albeu.com/
Shtuar më 25/05/2017, ora 20:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori