Burime pranė Qeverisė kanė bėrė tė
ditur se BDI dhe VMRO-DPMNE javėve tė fundit pritet tė realizojnė fazėn e fundit tė punėsimeve tė aktivistėve tė tyre. Partitė e koalicionit kanė arritur marrėveshje pėr realizimin e punėsimeve
masive nė prag tė zgjedhjeve tė parakohshme parlamentare.
Ka informacione se do tė realizohen kėto punėsime nė prag tė zgjedhjeve, pasi qė janė dhėnė premtimet qė duhet tė realizohen para aktivistėve partiak. Besojmė se nė shumė ministri po pėrgaditen vendet e punės, tė cilėt do tė duhet tė marrin dritėn jeshile nga
Ministria e Financave, bėjnė tė
ditur burimet qeveritare.
Edhe nė takimin e djeshėm midis kreut tė BDI-sė Ali Ahmeti dhe kryeministrit Nikolla Gruevski, Ahmeti ka kėrkuar qė
Ministria e Financave tė miratojė vendime sa i pėrket punėsimeve tė reja.
Ndėrkohė, Sekretariati pėr implementimin e Marrėveshjes sė Ohrit pritet qė gjatė kėsaj faze tė shfrytėzojė kuotėn e pėrcaktuar pėr 600 punėsimet e parapara pėr kėtė vit nė bazė tė buxhetit.
Mediat maqedonase kanė bėrė tė
ditur pėr punėsime
masive edhe tė VMRO-DPMNE-sė nė Ministrinė e Brendshme, tė Bujqėsisė dhe institucione tė tjera. /albeu.com/
Shtuar më 08/03/2011,
ora 08:42