Parlamenti ndërpret seancën me kërkesë të PDSH-së
Parlamenti në Maqedoni vendosi të ndërpriste seancën e caktuar për sot me kërkesë të deputetëve të Partisë Demokratike Shqiptare.

Sipas koordinatorit të PDSH-së, Bekim Fazliu kërkesa për ndërprerje të seancës erdhi si pasojë e mungesës së ministrave të BDI-së në seancën parlamentare dhe mospërdorimit të gjuhës shqipe në Kuvend.

Në seancën e sotme të rregullt ishte paraparë parashtrimi i pyetjeve dhe kërkesave të deputetëve ndaj ministrave të kabinetit qeveritar.

Deputeti tjetër i PDSH-së, Bekim Qoku tha se ministrat e BDI-së janë në shënimin e Ditës së flamurit kombëtarë, dhe se këtë të drejtë nuk mund ta gëzojnë të gjithë të punësuarit shqiptarë.

Qoku ju uroi gjithë shqiptarëve festën, por theksoi se në Maqedoni nuk respektohet barazia.

Veljanovki tha se pyetjet e deputetëve nuk duhet të shfrytëzohen si pres konferenca partiake, duke shtuar se ftesa për seancë u është dërguar të gjithë ministrave të Kuvendit të RM-së. /albeu.com/
Shtuar më 28/11/2013, ora 17:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori