Parlamenti i Maqedonisë "vërejtje publike" për grushtimin e deputetëve shqiptarë
Pëlqej
Parlamenti i Maqedonisë ka shqiptuar "vërejtje publike" për deputetët shqiptarë që u rrahën me grushta.

Masa "vërejtje publike" u vendos gjatë koordinimit të sotëm mes kreut të kuvendit Veljanoski dhe koordinatorëve të VMRO-së dhe BDI-së.

Në koordinim nuk morën pjesë koordinatorët e partive opozitare.

Veljanoski gjatë fillimit të seancës duke komentuar incidentin e djeshëm tha se nuk mund ta pranoj dhunën si mjet për zgjidhjen e dallimeve politike dhe programore.

“Edhe njëherë dëshiroj te apeloj, se vetëm me respektim të kulturës, dialogut dhe forcës se argumenteve mundet më mirë dhe më me efikasitet ti artikulojmë interesat dhe nevojat e votuesve tanë te cilët na e dhanë mandatin”, tha Veljanoski.

Ndërsa, ka reaguar edhe LSDM-ja, e cila e ka cilësuar ngjarjen e djeshme si "turp për demokracinë në vend". /albeu.com/
Shtuar më 27/08/2014, ora 16:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori