Harruan sobën ndezur, përfshihet nga flakët apartamenti në Tiranë

Një apartament është përfshirë nga flakët në zonën e ish-Parkut në Tiranë.

Nga të dhënat e para nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë dyshohet se zjarri është shkaktuar nga soba, të cilën banorët e kanë harruar ndezur.

Në momentin e zjarrit nuk ka pasur persona në banesë. Shërbimet e zjarrfikëseve kanë ndërhyrë në kohë, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.

.albeu.com/

 


Shtuar 3.02.2023 15:36

Tags: ,