Parlamenti Evropian merr vendimin, Gruevski rrezikon të shkojë në burg
Parlamenti Evropian kërkon ekstradimin e Gruevskit, ku mes tjerash thuhet se ai ka ikur nga Maqedonia me pasaportë diplomatike të Hungarisë, në mënyrë që t’i shmanget dënimit me burg.

Deputetët e Parlamentit Evropian kanë miratuar dy amendamentet përmes të cilave kërkohet nga Hungaria që ta ekstradojë ish-kryeministrin Nikolla Gruevski në Maqedoni. Kjo pritet të jetë një goditje e radhës e Hungarisë ndaj vlerave europiane, prej kohës kur udhëhiqet nga konservatori i djathtë Viktor Orban.

Amendamenti i dorëzuar nga eurodeputetja Judith Sargentini përveç që është mbështetur nga socialdemokratët dhe të gjelbrit, me presione është mbështetur edhe nga PPE. Ai kërkon ekstradimin e Gruevskit, ku mes tjerash thuhet se ai ka ikur nga Maqedonia me pasaportë diplomatike të Hungarisë, në mënyrë që t’i shmanget dënimit me burg.

Gruevski duhej të qëndronte nr burgun e Shutkës nga fillimi i janarit, por i shpëtoi falë arratisjes me veturë diplomatike nga Shkupi deri ne Hungari.
Shtuar më 18/03/2019, ora 11:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori