Parlamenti e rinis debatin me "Shkupi 2014"
Parlamenti maqedonas
Deputetët pas pushimit vjetor trejavor sot në kuadër të seancës së 35-të do ta vazhdojnë debatin për projektin "Shkupi 2014", i parashtruar nga deputetë të opozitës.

Pas përfundimit të seancës së 35-të, Kuvendi vazhdon me debatin për seancën e 37-të në rend dite të së cilës janë propozim-ligjet për garanci të Republikës së Maqedonisë ndaj obligimeve për Marrëveshjen për hua për projektin "Modernizim i bllokut 2 dhe bllokut 3 në TE Manastir", i cili do të firmoset midis Dojçe bankës dhe SHA AELEM, me procedurë të shkuartuar, për dhënie të bonove me vlerë - vauçerë, ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për avokaturë, për mjedisin jetësor, për menaxhim me mbeturina, për Drejtorinë doganore, për komunikime elektronike, të gjithë në lexim të parë, njofton Zhurnal.

Deputetët do të debatojnë edhe për propozim-ligjet për heqjen nga fuqia të Ligjit për sigurim të mjeteve për financim të programit për ndërtim të linjës hekurudhore Kumanovë - Bellakovcë - kriva Pallankë - Deve Bair (kufiri me Republikën e Bullgarisë) në vitin 1994, 1995 dhe 1996, për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për ndjekje të komunikimeve, për ndryshim të Ligjit për regjistrim të pagesave me para të gatshme, të parashtruar nga deputetë opozitarë.

Në rend dite të seancës janë edhe propozim-ligjet për ndryshim të Ligjit për transformim të Ndërmarrjes publike për ekonomizim me hapësirë banesore dhe afariste të Republikës së Maqedonisë, i parashtruar nga deputeti Ivon Veliçkovski, në lexim të parë, Raporti vjetor për punën e Këshillit shtetëror për parandalim të kundërvajtjes minorene në vitin 2011, Raporti vjetor i Agjencisë për supervizion të sigurimit për gjendjet dhe lëvizjet e tregut të sigurimit në Republikën e Maqedonisë në vitin 2011, Raporti vjetor për punën e Agjencisë për supervizion të sigurimit në vitin 2011 etj. /albeu.com/
Shtuar më 21/08/2012, ora 11:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori