Parku i Kuvendit lirohet nga tendat dhe flamujt rusë
Tendat dhe flamuj rusë të cilët ishin vendosur nga lëvizja "Maqedonia bllokon" janë hequr nga "Parku i Gruas" (Zhena Park), para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Sipas protestuesve, tendat dhe gjërat tjera gjatë natës së kaluar i kanë hequr me kamion shërbimet e Ndërmarrjes publike “Parqe dhe gjelbërime” të Qytetit të Shkupit.

Pjesëtarë të shoqatave patriotike dhe disa partive të vogla me muaj e patën bllokuar qarkullimin në qendrën e Shkupit, duke protestuar kundër ndryshimeve kushtetuese që dolën nga Marrëveshja e Prespës.


Shtuar më 26/12/2018, ora 07:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori