Paralelet shqipe në Lisiçe, Mexhiti kërcënon me ato maqedonase në Çair
Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti ka paralajmëruar për televizionin Alsat M se në rast të mos zgjidhjes së problemit me paralelen shqipe në Lisiçe të Epërme të Komunës së Aerodromit, ai do të nisë të kombinojë paralelet në gjuhën maqedonase në komunën që ai drejton.

Sipas autoriteteve të komunës së Çairit me këtë rast nëpër shkollat e kësaj komune si tepricë teknologjike do të mbeteshin dhjetëra mësues maqedonas.

Ndërkohë prindërit e nxënësve shqiptar të lagjes Lisiçe e Epërme sot për të dytën ditë me radhë revoltën e tyre ndaj shuarjes së paraleles me mësim në gjuhën shqipe e shprehën para komunës së Aerodromit.

Por, kërkesa e tyre edhe sot nuk u dëgjua nga kreu i komunës, Ivica Konevski, me arsyetimin se është i zënë me punë. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2012, ora 15:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori