Paralajmërohen protesta të reja
Pëlqej
Këshilli Organizativ i protestave kundër rastit "Monstra" ka paralajmëruar të tjera tubime.

Nga ky këshill, janë përsëritur dhe njëherë kërkesat që kanë protestuesit.

"Derisa ky shtet ushtron dhunë mbi pjesën dërmuese të popullatës së saj, derisa ky shtet nuk e respekton ligjin dhe të drejtat e qytetarëve të saj, ne kuptojmë se në këtë shtet një populli të tërë i mohohet e drejta dhe liria e tij, ne besojmë se shteti dhe ligji është në mbrojtje vetëm të një etnikumi. Nëse koncepti i demokracisë është vetëm akt formal në letër dhe shprehje, atëherë vlen të besojmë se pushteti në këtë shtet është centralist me funksionimin e njëjtë të sistemit të dikurshëm diktatorial komunist”, tha Daim Luçi nga këshilli organizativ për Almakos.

Përveç këtyre, të enjten u kërkua edhe mbikëqyrje permanente edhe nga përfaqësues ndërkombëtarë mbi sistemin juridik në Maqedoni, si dhe prononcim publik nga ministri i drejtësisë për dënimet e shqiptuara ndaj 6 shqiptarëve me burg të përjetshëm dhe po aq protestuesve me nga 3 vjet burg./albeu.com/
Shtuar më 07/08/2014, ora 15:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori