Për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë është paralajmëruar
protesta në disa qytete më 6
qershor.
Organizatorët janë të njëjtët të cilët më
herët organizuan
protesta në Selanik dhe Athinë, ndërsa këtë herë protestat do të mbahen në qytetet më të vogla, shkruan Telegrafi.
Mesazhi që do të dërgojnë protestuesit është të kujtojnë qeveritarët se populli grek është kundër çdo lëshimi për emrin e Maqedonisë.
Protesta më
herët, gjegjësisht më 2
qershor ka paralajmëruar edhe opozita në Maqedoni, ku mes tjerash do të protestojnë edhe për çështjen e emrit. /albeu.com/
Shtuar më 27/05/2018,
ora 11:39