Paraburgoset udhëheqësi i Shvercerave
Pëlqej
Omer Bunjaku, kreu i grupit të tifozëve "Shvërcerat" do të vuajë së paku 8 ditë në paraburgim.

Policia ka arrestuar dhe një tjetër tifoz, Burhan Ibrahimin, i cili më pas është lënë i lirë me kusht.

“Më 4 gusht, rreth orës 24:00, në Çarshinë e Vjetër u raportua se disa persona të panjohur ishin futur në lokalin “New Orleans”. Njëri prej tyre ishte afruar tek banaku, ka sulmuar personin që lëshonte muzikë duke i thyer laptopin, me arsyetimin përse ka lëshuar muzikë në gjuhën maqedonase. Personat e njëjtë kanë thyer dritare dhe inventarin brenda dhe në tarracë, sulmuan fizikisht personelin, përfshirë punonjësin që u përpoq telefononte policinë”, tha Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB-së.

Ndërkaq, avokati mbrojtës i të dy të arrestuarve ka hedhur poshtë dyshimet, duke mos u pajtuar me masën "arrest me burg". /albeu.com/
Shtuar më 07/08/2014, ora 16:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori