Papunësia në Maqedoni, e ulët
Drejtori i Agencisë për Punësim Vllatko Popovski ka thënë se papunësia në Maqedoni sa vjen edhe ulet, ndërsa në vendet e tjera ndodh e kundërta.

"Këtë e tregojnë statistikat e raportit të fundit që kemi dhënë para Vitit të Ri se papunësia është nën 30 për qind", thotë Vllatko Popovski në bisedën javore për REL.

Sipas tij, nuk është e vërtetë që numri i rënë është rezultat i fshirjes adminitrative të të papunëve nga evidenca.

“Pra vitin e kaluar, edhe pse në Evropë vlonte nga kriza, njëjtë edhe te fqinjët tanë, në Maqedoni nuk ka pasur shumë largime nga puna, ndoshta kishte të shpallur tepricë teknologjike për dy muaj të tejkalohet periudha e krizës, por ata përsëri janë kthyer në punë.Pra, është kjo pjesë e meritave që numri i të punësuarve rritet në Maqedoni, pra nuk bie, por rritet që është një situatë krejt ndryshe prej asaj që ndodhë në BE”, tha Popovski. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2013, ora 14:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori