Papunësia godet shqiptarët në Maqedoni
Papunësia vazhdon të godasë vendbanimet shqiptare. Kështu, të dhënat zyrtare nga Agjencia për Punësim në Maqedoni bëjnë të ditur se në 18 komunat shqiptare numri i të papunëve është shumë i lartë dhe përbën shifrën prej 82 mijë e 779 persona, nga rreth 300 mijë sa është numri total i të papunëve në shtet, raporton gazeta Zhurnal.

Këto të dhëna edhe pse thuhet të jenë zyrtare, pra datojnë deri më 29 shkurt të këtij viti, një pjesë e mirë e qytetarëve kanë mbetur si të papunë nëpër Qendrat për punësim nga fakti se procedurat burokratike për punësim kanë vështirësuar punën dhe procedurën e paraqitjes.

Në bazë të këtyre të dhënave zyrtare në nivel republikan, bile figurojnë plot 300 mijë e 439 persona, nga të cilët 183 mijë e 426 mijë janë të gjinisë mashkullore, kurse diçka më shumë se 117 mijë i takojnë gjinisë femërore.

Numri më i madh i tyre është prej moshës 25 deri në 29 vjeç ku figurojnë plot 51 mijë e 268 persona, ndërsa sa i përket shkollimit numri më i madh është me shkollim të mesme katër vjeçar, ku figurojnë 122 mijë e 212 persona.


Ndërsa sa i përket komunave shqiptare të cilat udhëhiqen nga kryetar shqiptar janë gjithsej 18 komuna, kjo shifër 35 mijë e 658 në komunat rurale dhe 47 mijë e 121 në ato urbane. “Në Komunën e Osllomesë janë të evidentuar 692 persona, në komunën e Zajazit plotë 1 mijë e 13 persona.

Në komunat tjera shqiptare si Haraçinë shifrat flasin se ka 1 mijë e 412 persona të papunë, në Çair 8 mijë e 757 persona dhe në Saraj 4 mijë e 303 persona. Në komunën e Likovës deri tek Agjencia janë të evidentuar 4 mijë e 307 persona, Studeniçan 1 mijë e 669 persona”, thonë të dhënat zyrtare të Agjencisë për punësim. /albeu.com/
Shtuar më 06/04/2012, ora 09:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori