Papunësia e të rinjve maqedonas, më e larta në Ballkan
Ndërsa kriza ekonomike thellohet akoma më shumë, papunësia e të rinjve të Maqedonisë sa vjen edhe rritet. Kështu papunësia mbetet një prej problemeve aktuale dhe të pazgjidhur.

Bashkimi Evropian në raportin e tij "Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë- Pasqyrë e zhvillimit të burimeve njerëzore” thekson se Maqedonia përballet me sfida të mëdha në fushën e punësimit.

Shumica e madhe e të papunëve janë të paaftë për të marrë një punë për të paktën një vit, dhe për mbi 60 për qind të papunëve kjo situatë zgjat për më shumë se katër vjet.

Ky fenomen prek pothuajse të gjitha grupet e popullsisë, veçanërisht të rinjtë, duke përfshirë edhe të diplomuarit, gratë, veçanërisht nga pakicat etnike dhe grupet e moshave të vjetra, shkruan INA.

Maqedonia ka papunësinë më të lartë të të rinjve në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe kjo e kombinuar me pasivitet në rritje të të rinjve.

Një nga problemet kryesore në tregun e punës është kapaciteti i ulët i ekonomisë për krijimin e vendeve të punës. /albeu.com/
Shtuar më 15/05/2013, ora 13:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori