“Tërbohet” Juventusi, ofron 4 lojtarë për Chiesan

‘Zonja e vjetër’ është e vendosur që të transferojnë anëtarin e skuadrës së Fiorentina, Federico Chiesa.

Italiani pëlqehet shumë nga ‘Biankoneri, dhe për të ata janë gati të japin deri në katër lojtarë.

Mediet italiane shkruajnë se Mattia Perin, Daniele Rugani, Luca Pellegrini dhe Cristian Romero janë lojtarët që mund të përfshiihen në kontratë,

Paratici është gati të heq dorë nga gjithë këta lojtarë, vetëm për Chiesa. Madje, shkëmbimi shihet si plani ideal, pasi kriza post-Covid-19 ka sjell edhe kriza ekonomike.

Presidenti i Fiorentina ka thënë se nuk do ta pengojë lojtarin që të transferohet te një skuadër më e madhe, nëse ai dëshiron.

Mbetet të shihet nëse Juventus do ta mbyll këtë transferim


Shtuar 31.05.2020 09:25