Papunësi rekord tek të rinjtë
Pëlqej
Muaji gusht është muaji kur në Maqedoni bëhen më shumë dasma.

Këtë e tregojnë të dhënat e Entit të Statistikave, por edhe pamjet nga vendet ku ka shumë mërgimtarë.

“Është normale që kanë rast të mirë, që në këtë muaj të bëhen më shumë ceremoni dhe dasma. Momentalisht, tregu në qytet, mendoj në objekte të tjera, pra për muajin gusht është zvogëluar, por këtu është rritur”, deklaroi Çedo Jovanovski, menaxher.

Por edhe numri i kurorëzimeve ka rene, e jane shtuar shkurorezimet.

"Për shembull, nëse në vitin 2008, në këtë muaj ka pasur 1919 kurorëzime të reja, vitin e kaluar ky numër ka rënë në 1665. Kjo tendencë nuk është tipike vetëm për periudhën e verës, por edhe në nivel vjetor. Numri i kurorëzimeve ka rënë nga 14 695 në 13 982. Kjo tendencë është e pranishme thuajse në të gjitha rajonet në Maqedoni. Kështu, në Shkup, numri i kurorëzimeve nga viti 2009 deri më sot ka rënë për 6,5%, në Tetovë për 14 %, ndërsa në Kumanovë për 10%", kanë thënë nga Enti për Statistikat.

Po nga ky ent, vihet në pah se papunësia është shumë e lartë.

Shkalla e papunësisë në vend është mbi 30 %, ndërsa edhe shkalla e varfërisë arrin po këtë nivel. /albeu.com/
Shtuar më 17/08/2014, ora 10:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori