Kryemadhi flet Reformën e re Zgjedhore: S’është arritur ndonjë gjë e madhe

“”E para nuk është se është arritur ndonjë gjë e madhe, që është bërë zbulimi i shekullit…”

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi mbrëmjen e sotme ishte e ftuar në emisionin “Real Story” prej ku komentoi arritjen e marrëveshjes për Reformën Zgjedhore.

Ajo deklaroi se nuk është arritur ndonjë gjë e madhe.

“E para nuk është se është arritur ndonjë gjë e madhe, që është bërë zbulimi i shekullit. Çështja e Reformës Zgjedhore është një nga kushtet e BE për negociatat. Në këto kushte është dhe opozita pjesë e dakordësisë, për miratimin e Reformës me konsensusin e gjithë palëve.

Ne mundohemi të themi është ndonjë gjë, është vetëm një draft i administrimit zgjedhor, që nuk është një arritje e madhe, nuk është arritje për opozitën. Sepse nuk është fitore, duhej bërë me kohë.

Identifikimi biometrik pastaj ka të bëjë me shenjat e gishtave, vendosjen e tyre si në pikat kufitare. Pra shmang mbushjen e kutive në komuna që nuk jeton njeri.

S’mund të them votën familjare, pasi kur kryefamiljari detyron familjen nuk ke çfarë i bën. Por në Orenj të Librazhdit për shembull ku janë 3500 zgjedhës dhe nuk jeton njeri, madje edhe dhelprat me ujqërit nuk janë.”


Shtuar 9.06.2020 19:54