Papulias: Shkupi të heqë dorë nga maqedonizimi
Presidenti i Greqisë Karolos Papulias ka apeluar që autoritetet e Shkupit të heqin dorë nga ideologjia e maqedonizimit. Deklarata nga kreu helen u bë gjatë një takimi në Athinë me presidentin bullgar, Rosen Plevneliev.

"Monopolizimi me termin Maqedoni dhe përcaktimi i emrit, identitetit dhe gjuhës me tërmin maqedon nuk shprehë realitetin në rajon. Aq sa Shkupi vazhdimisht udhëhiqet nga ideologjia e maqedonizimit, aq do mbajë të mbyllur dyert për hyrje në NATO dhe ngrirje të procesit integrues në BE", ka deklaruar presidenti grek, Papulias, njofton INA.

Ai shtoi se Maqedonia për dallim nga vendet e tjera të rajonit të Ballkanit në planin evrointegrues vazhdimisht do të ketë dyert e mbyllura në rast se do të vazhdojë me politikat dhe propagandën e maqedonizimit.

Sipas tij, FYROM ka pranuar detyrimin për të negociuar për gjetjen e zgjidhjes së emrit dhe në përputhje me rezolutën e Këshillit të Sigurimit, dhe do të jetë një emër me përmbajtje gjeografike për përdorim të përgjithshëm.

Papulias dhe Plevneliev deklaruan se dy vendet angazhohen për fqinjësi të mirë dhe Ballkanin e integruar në BE dhe NATO. /albeu.com/
Shtuar më 05/07/2012, ora 14:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori