Papulias mbështet idenë "Maqedonia Sllavo-Shqiptare"
Presidenti grek Karolos Papulias, ka mbështetur propozim emërtimin “Maqedonia Sllavo-Shqiptare”, si zgjidhje për kontestin e emrit me Maqedoninë. Kështu shkruan e përditshmja, "Shekulli".

Presidenti grek, i cili ndodhet për një vizitë dyditore në Tiranë, ka diskutuar çështjen e emrit me homologun shqiptar, Bujar Nishani.

Duke cituar deklaratën e tij, gazeta shkruan se për presidentin grek është i pranueshëm një emër me “me përcaktim gjeografik dhe me të gjitha emërtimet”.

Deklarata në fjalë, ka lënë të kuptohet se Papulias mbështet propozimin jozyrtar “Maqedonia Sllavo-Shqiptare”. /albeu.com/
Shtuar më 04/11/2013, ora 16:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori