Papandreu-Gruevski, s'do takohen para Samitit të NATO-s
Pëlqej
Para Samitit të NATO-s nuk do të ketë takim midis kryeministrave të Greqisë dhe Maqedonisë, Jorgos Papandreu dhe Nikolla Gruevski. Paralajmërimi është bërë nga zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Greqisë, Gregori Delavekuras.

Samiti i NATO-s do të mbahet më 19 dhe 20 nëntor në Lisbonë të Portugalisë, me ç`rast sërish pritet vetoja greke për bllokimin e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, për shkak të moszgjidhjes së kontestit të emrit.

“Nuk është planifikuar takim para Samitit të NATO-s dhe nuk mendoj se do të presim ndonjë zhvillim të ri të ngjarjeve. Megjithatë, jemi të bindur se në rast se udhëheqësia e IRJM-së me të vërtetë do të vendos se është e përgatitur për ndonjë progres, atëherë zgjidhja mund të ndodhë shumë shpejt”, theksoi Delavekuras.

Sipas tij, Athina zyrtare shpreson në përparimin e procesit sa më shpejt që të jetë i mundur. Kryeministrat Papandreu dhe Gruevski kanë zhvilluar tetë takime, mirëpo duke mos shënuar progres afërsinë e qëndrimeve për zgjidhjen e problemit të emrit. (albeu.com)
Shtuar më 06/11/2010, ora 10:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori