“Një fakt i ri sapo ka dalë në dritë”, me karafil në dorë krah familjarëve të viktimave të 21 Janarit, Rama: Në pritjen e pafundme për drejtësi

Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga homazhet që u mbajtën sot në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë në nder të katër viktimave që u vranë në protestën e 21 janarit në vitin 2011.

Në fotolbumin që Rama ka shpërndarë në Facebook, kryministri shfaqet krahas familjarëve të katër të vrarëve, me karafil në dorë.

Krahas fotove Rama ka shkruar : Homazhe në pritjen e pafundme që drejtësia të bëjë drejtësi, ndërkohë që e vërteta dihet botërisht dhe një fakt i ri rrënqethës sapo ka dalë në dritë…

Siç duke kryeministri i është referuar audios se fundit që u publikua dje nga gazetari Artan Hoxha, publikoi dje. Në audio dëgjohen urdhrat e dhëna nga Garda e Republikës për ekzekutimin e 4 protestuesve në Bulevardin “Dëshmoret e Kombit”.

Sot bëhen 12 vite nga protesta e përgjakshme e 21 Janarit në bulevardin “Dëshmorë e Kombit” në Tiranë.

Nisi si një marshim paqësor, por përfundoi me 4 të vrarë. Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj u vranë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gjatë protestave të opozitës në atë kohë, në 21 janar 2011.

Edhe pse kanë kaluar 12 vite nga ajo ditë familjarët thonë se ende nuk po shohin drejtësi për të afërmit e tyre.

Më 21 janar 2011, opozita e atëhershme, sot në qeveri protestoi para kryeministrisë.
Protesta degjeneroi në dhunë dhe përplasje ndërsa nga brenda kryeministrisë u hap zjarr duke sjelle dhe bilancin tragjik.


Shtuar 21.01.2023 13:01

Tags: