Maqedonia merr vendim: Burg deri në 5 vjet nëse arsyetoni krimet e luftës në Ukrainë

Maqedonia e Veriut duket se do të dënojë ashpër të gjithë ata që arsyetojnë krimet e luftës të kryera në Ukrainë.

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se bashkë me Prokurorinë Publike, në mënyrë intensive po ndjekin të gjitha deklaratat dhe komentet në rrjetet sociale rreth ngjarjeve në Ukrainë.

Sipas tyre, në përputhje me kompetencat ligjore do të ndërmarrin masa kundër të gjithë atyre që publikisht do të miratojnë ose justifikojnë genocidin, krimet kundër njerëzimit ose krimet e luftës.

MPB thotë se kjo dënohet sipas nenit 407-a të Kodit Penal.

“Ligji parashikon se kushdo që publikisht mohon, minimizon, miraton dhe justifikon akte të tilla nëpërmjet një sistemi informacioni, dënohet me burg nga një deri në pesë vjet. Nëse vepra është kryer me qëllim të nxitjes së urrejtjes, diskriminimit ose dhunës ndaj një personi ose grupi personash për shkak të përkatësisë së tyre kombëtare, etnike ose racore ose fetare, kryesi i veprës dënohet me së paku katër vjet burgim. Në nenin 404 të Kodit Penal, nga ana tjetër, saktësisht thuhet se çfarë përfshin termi krim lufte kundër civilëve”, sqarojnë nga MPB.

MPB apelon deri te qytetarët që në rast se vërejnë raste të tilla të lajmërojnë në e-mailin [email protected]./albeu.com/