Pangalos: Reagimet për emrin e Maqedonisë vijnë nga njerëz të kompleksuar
Në intervistë për televizionin grek "Skaj" ish ministri për punë të jashtme i Greqisë, Teodoros Pangalos, thotë se që nga viti 1992 ish shefit të atëhershëm të diplomacisë, Andonis Samaras, i ka thënë se Maqedonia ka të drejtë të thirret si të dëshiroj, edhe Athinë ose Spartë.

"Është nder që të mundemi ta kopjojmë Aleksandrin e Madh, thotë Pangalos në intervistë, në të njejtën kohë duke e vlerësuar si "të drejtë" pozicionin e shefit të diplomacisë maqedonase Nikolla Dimitrov se termi Maqedonia nuk është e drejtë eksluzive e askujt, shkruan Zhurnal.

"Shkupi le të thirret nëse do edhe Athinë ose Spartë, le të thirren si të duan, i thashë Samarasit në vitin 1992", thotë ish shefi i diplomacisë greke Panaglos.

Gjithashtu thotë se "emri Maqedoni nuk duhet që të jepet" vijnë nga njerëz dhe rrethe të dyshuar dhe të kompleksuar", kurse në lidhje me referendumin e mundshëm në Greqi, sipas tij populli jo gjithmonë sjellë vendime të duhura. /albeu.com/

Shtuar më 22/01/2018, ora 12:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori