Pançevski nuk i trembet Janevës: Jam i pastër!
Prokuroria Speciale po analizon materialet e konfiskuara nga kontrollet që kryen në kabinetin dhe shtëpinë e ish-kryetarit të Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski.

Ky i fundit në një deklaratë për TV24, ka thënë se kontrolletkabinetin e tij kanë qenë brutale dhe ndaj tij është kryer sulm fizik.

“Injoranca e Katica Janevas vazhdon. Me këtë janë arritur dy qëllim, për rezultate zgjedhore të LSDM-së dhe imponimi i frikës tek gjyqësori në vend. Janeva nuk do të më frikësojë, kam ndjenjë të pastër”, tha Pançevski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Pas përfundimit të kontrolleve përfaqësuesit e PSP lëshuan ndërtesën me materialet e nevojshme për procedurë parahetimore kundër Vlladimir Pançevskit, i cili më herët akuzohej si pengues në hetimet e PSP-së. /albeu.com/
Shtuar më 06/10/2017, ora 19:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori