Pamjet e turpit, si ndihen politikanët kur e shohin këtë skenë (FOTO LAJM)

Nga Ervin Shkulaku

Ramush Haradinaj sapo erdhi në pushtet nuk u kënaq me pagën dhe bëri çdo përpjekje për ta rritur derisa sa e dyfishoi. Pati reagime por ai tha se nuk i dilte paga që kishte as për kollare dhe kostume dhe si përfundim me vendimin edhe të gjykatës e rriti rrogën.

Sa i pasur mund të jetë Haradinaj dhe politikanët e tjerë, qytetarët mund ta shohin lehtësisht në deklarimet e pasurisë të zyrtarëve. Qindra-mijëra euro pasuri posedojnë.

Por, si do të ndihen ata kur e shohin atë fotografi të dy punëtorëve që pa asnjë kusht punojnë në katin e 9-të?

Këta punëtorë e kanë pranuar rrogën e ulët dhe keqtrajtimet që marrin nga kompanitë që nuk ndopen me pasuri, por të paktën aty ku punojnë të funksionojë ligji. Por ligji hesht duke i rrezikuar këta dhe shumë punëtorë të tjerë.

Kushtet e punëtorëve në Kosova ende vazhdojnë të jenë të këqija dhe shteti mbyll sytë dhe veshët duke mos i kontrolluar kompanitë që janë pronarë njerëz të krimbur në pasuri.

Afro njëqind punëtorë kanë humbur jetën në vendin e punës në këto pesë vitet e fundit. Dhjetëra të tillë vetëm brenda këtyre pak muajve të këtij viti.

Rasti më i fundit është në datën 24 shtator ku një person mbi moshën 50-vjeç ka ndërruar jetë pas lëndimeve që mori pas rrëzimit nga objekti në të cili po punonte.

E megjithatë një dritë shpresë vjen për këta punëtorë nga Gjermania e cila ditën e kaluar i ka lehtësuar procedurat për lejëpune dhe tashmë vetëm me një kontratë mund të shkojnë të gjithë për të punuar./albeu.com/


Shtuar më 03/10/2018, ora 15:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori