Pamje nga protesta e mbrëmshme në Shkup (FOTO LAJM)

Ditën e djeshme u zhvilluan protesta te udhëkryqi para ndërtesës “Paloma Bjanka“, pikërisht në këtë vend pasi që forcat e sigurisë penguan qytetarët që të vijnë para këtij stacioni policor, që u rrethua nga të gjitha anët.

Në protestën para policisë, qytetarët ndezën flakë, kërcyen dhe kënduan, ndërkaq paraprakisht ata u mblodhën te Kuvendi. Mersel Bilalli para protestuesve, tha se qytetarët që rijnë në shtëpi, ngjanë si dikush që u digjet shtëpia, brenda i ka fëmijët, kurse ai ri e shikon.

Ndërkohë, Vladimir Karaev porositi qytetarët që të mos presin dikush tjetër t’ua sjell ndryshimet, por duhet edhe ata të jenë pjesë e ndryshimit./Albeu.com/
Shtuar më 29/05/2016, ora 09:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori